Komisioni Evropian sot sërish ka bërë thirrje që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe Presidenti Ivanov të rishikojë vendimin e tij.

“Siç ka kumtuar BE edhe më herët, rezultatet e zgjedhjeve të fundit patjetër të respektohen, t’i jepet fund pasigurisë së tanishme dhe patjetër të formohet Qeveria pa vonesa shtesë”, thotë mes tjerash për agjencinë META zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Kocijançiq rikujtoi se edhe përfaqësuesja e lartë Mogerini, si dhe Eurokomisari Johanes Han, edhe më herët kanë kërkuar që Ivanov të rishikojë vendimin. /SHENJA/