Materializohen negociatat për emrin. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas ka përgatitur plan 7 pikësh, 20 faqesh për zgjidhjen kontestit shumëvjeçar, me të cilin këtë muaj do të vijë në Maqedoni. Në intervistë për televizionin grek Alfa, Kocijas konfirmoi se debatohet për identitetin dhe ndryshimet kushtetuese.

Jemi për edhe për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm, edhe për marrëdhënie ndërkombëtare edhe për marrëdhënie bilaterale. Pra, ka emër dhe ai përdoret, por vijnë edhe shtesa. Identiteti, uniteti, gjuha. Miqtë e mi në Shkup besojnë se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës. Atë nuk mund ta bëjnë tani, nuk kanë shumicë. Gjithsesi, ne besojmë se në mënyrë që marrëveshja të sjellë stabilitet afatgjatë dhe kosolidim me këtë vend, janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, në të kundërt lihet hapësirë për konflikte në të ardhmen – deklaroi Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Duke sqaruar preferencat e ndryshme të palëve rreth propozimeve, Kocijas tha se pranon emër të papërkthyeshëm me përcaktues gjeografik si: Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, ose Maqedonia-Vardar. Ndërsa shefi i diplomacisë maqedonase, Dimitrov tha se nuk është I fiksuar pas ndonjë propozimi, pos në zgjidhje dinjitoze.