Në prag të fillimit të sezonit dimëror, në vend që ta pastrohet terreni i skijimit në Kodrën e Diellit pas dëmeve që u shkaktuan nga punët rreth vendosjes së teleferikut, nga ELEM kanë rrethuar hapësirën duke u ndaluar për turistët.

Edhe pse siç u tha, teleferiku i ri nuk do të punojë as sivjet, sepse mungojnë lejet e Ministrisë së Transportit dhe asaj të Ekologjisë, megjithatë u pat premtuar nga ELEM Turs dhe drejtuesit e Kodrës së Diellit se, të paktën do të hiqen këta copa të mëdha betoni që rrezikojnë edhe jetët e njerëzve që do rrëshqasin në këtë pistë. Por, ekipi i televizionit Alsat, sot hasi në diçka tjetër në Kodrën e Diellit! Lere që nuk do hiqen këto që të përmirësohet shtegu i skijimit, por do ngushtohet edhe ai pak shteg skijimi që ka mbetur duke e rrethuar kështu siç e shihni dhe duke e kthyer në zonë të ndaluar për turistët.

Se sa humbje mund të ketë nga këto veprime, flasin disa punëtorë për mirëmbajtjen e ski liftave të cilët, po ashtu janë të zhgënjyer sikurse gjithë turistët që vinë në Kodrën e Diellit. Ky pritej të jetë atraksioni vogël por i vetmi si investim pas shumë viteve në Kodrën e Diellit.

Këtë sezon do jetë i ndaluar ky terren, sepse teleferiku nuk është në funksion- thotë një punëtor.

Si të punësuar këtu, sa e dëmton Kodrën e Diellit kjo, gjithë sezonin të mbetet e këtillë

I dëmton gjithë kjo, jo vetëm Kodrën e Diellit. Më vjen keq për këtë, gjithë patëm shpresë se do punojë, do ngjallej pak jo vetëm qendra por edhe gjithë qyteti, duan ta vizitojnë këtë, të shëtisin me të, ka pistë të gjatë, është bukur lokacioni por ja kjo është”.

Kjo bëhet që të mos futen njerëzit. Sivjet nuk lëshohet kjo, e kanë ndaluar. Disa pjesë të betonit i hoqën poshtë me ekskavator, këto tjerët mbetën kështu. Si vjet do mbeten kështu, s’ka gjë tjetër- thonë punëtorët e tjerë.

Ekipi i televizionit Alsat tentoi që ta kontaktojë edhe drejtorin shqiptar në Kodrën e Diellit, Bekim Selmanin, por ai, si zakonisht, për mediat mbetet i pakapshëm./Alsat-M