E shtunë, 18 Maj, 2024
Ballina Sport Koke: E vështirë për të gjetur një zëvendësues të Griezmann

Koke: E vështirë për të gjetur një zëvendësues të Griezmann

Sulmuesi francez mund të largohet nga Atletico gjatë verës.

Mesfushori i Atletico Madrid, Koke beson se klubi do ta ketë shumë të vështirë të zëvendësojë Antoine Griezmann, nëse ky i fundit vendos të largohet gjatë verës.

Për francezin ka shumë kërkesa, nga klube të mëdha evropiane dhe vështirë se sulmuesi do të vazhdojë të qëndrojë te “Los Colchoneros”.

Koke është i bindur se nuk do të jetë e lehtë të bësh pa Griezmann në fushën e lojës, por theksoi faktin se gjithmonë ia kanë dalë mbanë të zëvendësojnë të gjithë lojtarët e larguar.

“Nëse do të qëndrosh dhe të luash këtu, duhet të jesh i përqendruar te skuadra”, ka thënë Koke për Cadena Cope.

“Në rast se Griemzann do të largohet, do ta kemi të vështirë të gjejmë një zëvendësim për të edhe pse klubi ia ka dalë që gjithnjë të gjendet mirë në situata të këtilla. Ka pasur lojtarë të mëdhenj që janë larguar, por ne si klub kemi vazhduar tutje”, ka përfunduar ai.