Avdil Jakupi i njohur si Komandant Cakalla ka sjellur përmes facebookut një foto nga lufta e vitit 2001, kur ai ishte në aradhat e UÇK-së.

Në këtë foto, Çakalla është me bashkëluftëtarin e tij, Beqë Demhasaj, deri sa në njërën dorë mban armën, respektivisht topin e dorës, shkruan Gazeta Lajm.

“Beqë Demhasaj ka qenë një shtyllë e fortë e UÇK-së Kombëtare dhe çdo herë do mbetet legjendë e tillë”, ka shkruar Çakalla, duke përshëndetur shokun e tij të luftës.