Të akuzuarit e rastit të Kumanovës në Lagjen e Trimave sot kaluan disa orë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Lartë në Shkup. Gjithësejt 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe si pjesëmarrës në organizatë terroriste.

Prokurori Naum Panovski pas leximit të aktakuzës deklaroi se në bazë të dëshmive në dispozicion të prokurorisë, gjatë procesit do të provohet se të pandehurit me dashje dhe në mënyrë direkte e kanë kryer veprën e tyre, përcjell portali fol.mk.

Në fillim të procesit të gjykimit për ngjarjet e Kumanovës në “Lagjen e Trimave” avokatët mbrojtës e të akuzuarve kanë kërkuar shtyrjen e seancës. Ata kanë kërkuar që Prokuroria Speciale, Katica Janeva të marrë rastin, dhe gjithashtu kërkuan ekspertizë psikiatrike për klientët e tyre, raporton fol.mk.

I akuzuari Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, ka theksuar se nuk ndjehet fajtor për veprat penale që po i ngarkohen.
“Unë nuk jam fajtor”, “Kjo nuk është drejtësi”, “Vetëm për shkak se unë jam shqiptar – unë jam terrorist”, këto kanë qenë e fjalët e 29 të akuzarve sot në gjykatë.

Shumica e të të akuzuarve kanë theksuar se ata nuk ishin pjesë e grupit dhe nuk e dinë se pse po akuzohen./Fol.mk/