Dy prej ushtarakëve ukrainas që gjenden në bunkerin e fabrikës së çelikut Azovstal kanë dhënë një intervistë të pazakontë.

Zëvendës komandanti i Azovit ka fol rreth gjendjes së të ngujuarve në uzinën e fabrikës që prej agresionit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt.

Svyatoslav Kalina Palamar tha se forcat ruse kanë vazhduar edhe sot të sulmonin fabrikën e çelikut dhe po përpiqeshin ta pushtonin atë ndërsa tha se “nuk mund të konfirmojë nëse të gjithë civilët janë evakuuar” nga Azovstal.

Duke iu përgjigjur thirrjes për dorëzim të presidenti rus, Vladimir Putin, ata thanë se as nuk vjen në shprehje.

“Dorëzimi për ne është i papranueshëm. Nuk mund t’i bëjmë një dhuratë kaq të madhe armikut”, deklaroi ai duke shtuar se “të jesh i kapur për mua do të thotë të jesh i vdekur”.

“Ne po luftojmë kundër një agresori, armikut që sjell terror në Ukrainë, kundër barbarizmit të tyre”, pohoi Palamar.

Ai tha se nuk kanë shumë kohë pasi janë nën granatimet intensive ruse dhe ka lutur komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojnë në evakuimin e ushtarëve të plagosur nga uzina në Mariupol.

Mendohet se rreth 2,000 ushtarë ukrainas mbeten në tunele nën uzinën e Azovstalit, ku janë izoluar për javë të tëra ndërsa forcat ruse lëvizin më tej në qytetin port jugor.

Ata janë njerëzit e fundit që po rezistojnë në një zonë pothuajse të shkatërruar dhe kanë refuzuar vazhdimisht të dorëzohen.