Koment i redaksisë

Ali Ahmeti bashkë me kryesinë e partisë  sot janë para një përgjegjësie të madhe si kurë më pare. Ata duhet të vendososin  nëse do të bëjnë  koalicion me VMRO-në e Gruevskit apo jo. Edhe pas debateve  të shumta  brendapartiake, nëse do duhej të ruhet parimi i  “fituesit me fituesin”  parim ky i dale nga  marrëveshje  e Majit  të vitit 2007.Edhe pse  në BDI vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme, por informacionet që u plasuan  në opinion se  disa deputet të Ahmetit ia kanë bërë të ditur atij se nëse bëhet marrëveshje e re qeverisëse me Gruevskin votat e tyre nuk do të jenë në mbështetje të kësaj  qeverie , duke patur parasysh edhe  obligimin që BDI ka marë ndaj subjekteve tjere shqiptare me nënshkrimin e Deklaratës së  përbashkët, poashtu   presioni i mundshëm nga opinioni i gjërë vendor , si dhe frika nga shpërbërja e plotë e partisë pas një debakli të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, e vëndojnë  Ali  Ahmetin para një sprove  të vështirë. Me gjithë këtë presion të madh  që ballafaqohet Ali Ahmeti edhe BDI, nuk do kishte qenë e mençur nga ana e tij  të   hiqet dorë aq lehtësisht nga ky parim, sepse ky mekanizëm është një mundësi e artë që shqiptarët e kanë në duart e tyre dhe i cili i jep kuptim pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhje. Heqja dorë nga ky parim, do të ishte dëmi më  madh që   mund të ju bëhej shqiptarëve në   këto 25 vjet të ekzistencës së shtetit.  Mbase edhe mund të jetë e kuptueshme dëshira  e disa  opinionistëve “ me butona” dhe disa partive që veten e quajn opozitare  që aq lehtësisht bëjnë “avokatin e dreqit” duke  bërë presion  te Ali Ahmeti dhe BDI-ja të braktisë  një mundësi të shenjtë të shqiptarëve , parimin e ”fituesit me fituesin”, parim ky që në asnjë moment  nuk guxon të braktiset vetëm për dëshirën e  ca “turkmongolëve” që dëshirojnë   të  zgjasin  krizën dhe   të provokojnë  zgjedhje të reja. Prandaj çdo vendim që duhet të mer Ali Ahmeti , duhet të jetë i drejtë dhe të respektojë këtë parim, Ai  ai assesi nuk duhet të heq dorë nga ky parim sepse fundja nuk është ai që cakton fituesin po është populli. Janë të dy popujt që  në rastin e fundit folën  shumë qartë,  që edhe për një mandat fjalën e fundit për shqiptarët do ta ketë Ali Ahmeti kurse te pala tjetër Nikolla Gruevski dhe se çdo sjellje ndryshe do të ishte dhunim i këtij vullneti si te shqiptarët poashtu edhe te maqedonasit.

© fol.mk