Në Komisionin për arsim u refuzuan amandamentet e propozuar nga deputetet Halil Snopçe dhe Ilire Dauti për standardin studentor. Ato kishin të bëjnë me kërkesën që jo vetëm studentët që janë pranuar në konvikte dhe që për shkak të pandemisë nuk do të munden të vendosen, të marrin ndihma nga shteti, por të përfshihen edhe studentët nga qytetet ku nuk ka konvikte dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të konkurrojnë . Për shembull siç ndodh rasti me studentet e Tetovës. Interesant është fakti që këto amandamente për mbështetje edhe për studentet e Tetoves u pranuan nga ana e opozitës maqedonase, por nuk u pranuan nga ana e deputetëve të BDI-së dhe të koalicionit të LSDM-së .