Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme (14 korrik 2017) me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit z.  Artan Grubi, diskutoi për Planin “3-6-9”, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Me ftesë të kryetarit të Komisionit z.  Grubi, në mbledhje ishin të pranishëm dhe fjalime hyrëse mbajtën:  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.  Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, z.  Bujar Osmani.  Fjalim hyrës për temën mbajti edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Artan Grubi.

Kryetari i Kuvendit, z.  Talat Xhaferi duke e mbështetur Planin Qeveritar “3-6-9″, e theksoi rolin e Kuvendit në proceset eurointegruese të vendit, me ç’rast e theksoi rëndësinë e rolit mbikëqyrës të Parlamentit.  Gjithashtu, theksoi se Parlamenti është vend ku duhet të harmonizohen qëndrimet e partive nga opozita dhe ajo në pushtet, me qëllim të qasjes në realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, me konsensus.

Kryeministri Zaev, në fjalimin e tij, theksoi se Qeveria do të punojë në realizimin e detyrave të programuara në të tre kornizat kohore, duke filluar me dhënien e rezultateve në tre muajit e parë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale që të mënjanohet kushtëzimi i rekomandimit, pastaj vijon realizimi i detyrave të paraparë për gjashtë muajit, në afatin në të cilin duhet të finalizohet rrethi i dytë reformues dhe në fund në afat prej nëntë muajsh, në të cilin qeveria ka për qëllim të implementojë rrethin e tretë të reformave, që deri në raportin e ardhshëm të KE-së, Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave.   Kryeministri Zaev informoi edhe për mbështetjen të cilën vendi e mori në Samitin e mbajtur para do kohe për Ballkanin Perëndimor në Trieste, ku Republika e Maqedonia ka marrë mbështetjen e plotë për proceset eurointegruese të vendit dhe për detyrat e planifikuara të kësaj qeverie reformuese.

Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, z.  Bujar Osmani, informoi se Sekretariati për Çështje Evropiane është koordinator i Planit 3-6-9, në kuadër të të cilit është edhe implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe si i tillë tashmë iu është qasur organizimit dhe realizimit të detyrave të programuara.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Artan Grubi, e theksoi nevojën për realizim konsekuent dhe të paprolongueshëm të aktiviteteve të paraparë në planin qeveritar “3-6-9”, si kusht për marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar, si rrjedhë e kësaj edhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO, me ç’rast theksoi se nevojitet veprim i përbashkët i të gjitha partive politike në Parlamentin, duke pasur parasysh përcaktimin dhe qëllimin e përbashkët strategjik të të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve të RM-së.