Kompanitë të cilat kanë marrë mbështetje financiare përmes pakos së gjashtë të masave dhe nuk e kanë plotësuar kushtin për shndërrim të mbështetjes në grant, duhet të kthejnë 20 për qind të mbështetjes së marrë nëse e kanë mbajtur numrin e njejtë të të punësuarve ose 50 për qind nga mbështetja nëse kanë zvogëlim të numrit të të punësuarve.

Obligimet, siç citojnë nga Qeveria, duhet të paguhen më së voni deri në afatin për dorëzim në llogarinë përfundimtare për vitin 2021.

“Me këtë njoftim informohen të gjitha kompanitë, të cilat kanë marrë mbështetje financiare përmes pakos së gjashtë të masave, ndërsa të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet për shndërrim të mbështetjes financiare në grant, me rritje të numrit të të punësuarve sipas orëve efektive të punës për një punëtor, se vlerat prej 20 për qind nga mbështetja e marrë për ata që e kanë mbajtur numrin e njejtë të punëtorëve, ose 50 për qind të mbështetjes së marrë për ata që kanë zvogëlim të numrit të të punësuarve, duhet të bëhet në llogarinë buxhetore në vijim:

Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llogaria e transaksionit: 100000000063095

Trezor llogaria: 630010001963019

Konto e të ardhurave: 725939 programi 00

Për qëllim të pagesës: Kthimi i pjesës 04001 në Buxhet vitin e kaluar, citohet në kumtesën e Qeverisë.