Kryekomunari i Bogovinës, Albon Xhemaili, ka njoftuar banorët e Komunës së Bogovinës për shkak të mungesës së ndriçimit publik në komunë, njofton Fol.

”Ju informojm që ky problem i madh ndodh për shkak të borxhit të madh ndaj EVN-së të grumbulluar nga ana e administratës së përparshme, borxh ky i cili kalon vlerën mbi 15.400,941,00 denar.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, punon intezivisht për të gjetur zgjidhje të këtij problemi bashk me EVN. Kemi besim se së shpejti do ta tejkalojm këtë problem.

Të nderuar banorë të Komunës së Bogovinës kërkojm nga ju mirëkuptim dhe durim deri sa ky problem të zgjidhet dhe shpresojm se kjo do të ndodh së shpejti”, kumtojnë nga komuna. /Fol/