Komuna e Tearcës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konkret në drejtim të zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm në fshatin Përshefcë.

Sistemi i ujit që u shkatërrua pas ndërtimit të hidrocentraleve, mbeti i pa rregulluar, edhe përkundër faktit se premtime ka pasur si nga komuna po ashtu edhe nga kompania që ndërtoi hidrocentralet.

“Nëse duhet apo nuk duhet të jemi në sistem aq më pak duhet t`i përkushtohet komuna kësaj. Komuna duhet të përkushtohet tek ajo se si e ka marr premtimin me hidropauer për rregullimin e rrjetit që vjen prej lumit dhe futet në rezervuar. Për ujësjellësin që e marrim prej burimit ne vetë e kemi përgjegjësinë për atë. Komuna duhet ta merr përgjegjësinë aty ku na e kanë prishur lumin dhe nga ku e marrim ne ujin për muajt e verës” – deklaroi Qamil Asani. Kryetar i BL Përshefcë.

Nga komuna e Tearcës shprehen se pa u futur në sistemin e komunës, ata nuk mund të intervenojnë.

“Nga incizimi i fundit që e kemi pasur në lidhje me Përshefcën dhe Gllogjën ne për fat të keq nuk kemi pasur asnjë takim me banorët. Ne mendojmë se është mirë për njerëzit por ata vendosin vetë se ne nuk kemi fuqi ta detyrojmë dikënd, ligji e kërkon por për këtë është këshilli komunal që duhet vendosur” – tha Mefail Miftari. drejtor i NPK “Higjiena”.

Në shumicën e fshatrave të komunës së Tearcës ka probleme me ujësjellësin. Si pasojë e mos marrëveshjeve, rreth 700 shtëpi apo rreth 4000 banorë të fshatit Përshefcë, për katër vite me radhë përballen me mungesën e ujit për pije apo edhe kur kanë ujë, I njëjti është I ndotur.