Bazuar në investimet e bëra kapitale nga komuna, një qytetar i Tetovës vlen pesë herë më pak se një qytetar i komunës Qendër të Shkupit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në komunën Qendër janë bë investime kapitale në vlerë prej 498 eurove për kokë banori, kurse në Tetovë gati pesë fish më pak, respektivisht vetëm 64 euro.

Mirëpo Tetova nuk ngec vetëm pas komunës qendër. Ngecje e madhe komunës së Tetovës vërehet edhe në krahasim me Strumicën ku investimet kapitale janë në vlerë prej 213 eurove për kokë banori, në Manastir 154 euro, në Prilep 104 euro dhe në Kumanovë 84 euro.