Banorët e fshatit Strimnicë Komuna e Zhelinës, dërgojnë kritika të shumta në adresë të autoriteteve komunale, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.Ata ankohen për pastrimin e rrugëve nga ana e Komunës sa për sy e faqe, njofton Fol.

Ndërkohë që kalimi në rrugët lokale të fshatit prej ditësh zhvillohet me vështirësi, banorët ankohen se akulli i shtresuar në rrugë përbën rrezik për banorët.

Në situatë edhe më të rrënduar është rruga lokale që lidh fshatin Strimnicë me fshatin Çellopek, fshat fqinjë që i takon Komunës së Bërvenicës.

Për dallim nga përgjegjësit e Komunës së Zhelinës të cilët i ka zënë gjumi autoritetet komunale të Bërvenices në pjesën e territorit të Komunës së tyre e kanë pastruar borën në nivel të kënaqshëm, gjë që edhe dëshmohet nëpërmjet video materialit të dërguar nga një qytetar digjital banorë i Strimnicës.

Video materiali është regjistruar në vendin e quajtur Xhibre, ku edhe është kufiri administrativ që i ndanë dy komunat./Fol/