Pas alaramit që ngriti komuna e Zhelinës në lidhje me zjarrin në deponinë e fshatit Dëbërcë, sot Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim i është përgjigjur ftesës së komunës dhe përmes intervenimit nga ajri është shuar zjarri.

Përmes një postimi në rrjetet social, kryetar i Zhelinës, Blerim Sejdiu apeloi qytetarët që të qëndrojnë sa më larg deponisë së egër.

“Ju njoftojm se Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komunës së Zhelinës për intervenim ajror me aeroplan, njëkohsisht kërkojm që banorët e Dëbërcës të qëndrojn më larg deponisë së egër, me qëllim të intervenimit më efikas.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim”, ka njoftuar Sejdiu./Zyrtare.net/