Në evenimentin që  Kryetari  i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu  organizoj me rastin e ditës së mësuesit, ndau mirënjohje për të gjithë mësuesit dhe veteranët e e arsimit të cilët kanë  dhënë kontribut të ҫmuar me punën  tyre për dekada  në të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës.

Me këtë rast Kryetari Sejdiu para të pranishmëve tha:

”Në këtë ditë nderimi për ju, ne ju kujtojm për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe, të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët tanë dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.

Ne jemi krenar me ju dhe  me gjithë zemer ju urojmë Gëzuar festen tuaj, 7 Marsin, duke ju uruar shëndet e jete, sepse sa më gjatë që jeton misioni juaj, aq me gjatë do të rroj kombi ynë”.

Përndryshe, Komuna e Zhelinës planifikon që këtë manifestim ta bëjë tradicional dhe  evenimenti për nder të ditës së mësuesit 7 marsit  të mbahet çdo vit./fol.mk