Sipas asaj që jozyrtarisht ka arritur të mësojë portali Shqipmedia borxhi i përgjithshëm i komunës ka arritur afër 2 milion euro që është një shumë tejet e madhe për një komunë rurale. Jozyrtarisht mësojmë se ish-udhëheqësit e komunës së Bogovinës kanë harxhuar 70 mijë euro një një hotel në Kodrën e Diellit. Që të jetë akoma më skandaloze kjo situatë në këtë komunë janë “përkujdesur” administratorët. Këta kanë blerë 10 palë këpucë “Martinka” në emër të komunës ndërsa skandal tjetër është se vetëm vetura e ish-kryetarit të komunës ka “harxhuar” 350 euro në ditë naftë. Pritet së shpejti që udhëheqësia e re e komunës të dalë me njoftim zyrtar për keqpërdorimet në këtë komunë nga ish-udhëheqësia./Shqipmedia