Udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, mbajti sot konferencë për shtyp në lidhje me kthimin e ingerencave në arsim Komunës së Gostivarit, respektivisht kryetarit Arben Taravari. Ajo me këtë rast përmendi dështimet dhe keqpërdorimet në sferën e arsimit në këtë 9 muaj kur ingerencat i kishte pushteti qendror, si dhe ceku se tash e tutje arsimi do të jetë i departizuar dhe çdoherë do te angazhohemi te kemi arsim me njerëz profesionistë.

“Për 9 muaj të tërë, pushteti aktual, në mënyrë të qëllimshme tentoi që ta degradojë edhe më tepër procesin arsimor ne Gostivar.”, theksoi Aslian Snopçe.

Sipas saj, me nisjen e vitit të ri shkollor 2018/2019, drejtorët e emëruar nga ana e Ministrisë, vendosën që mos i zgjasin kontratat e punës me një numër të madh arsimtarësh, pavarësisht se të njëjtit ishin profesionistë në punën e tyre dhe i plotësonin të gjitha kushtet ligjore për punë. Ajo tha se në të gjitha shkollat punojnë arsimtarë pa mos e pasur pëlqimin paraprak nga ana e kryetarit të Komunës.

“Imagjnoni nuk i vazhdohet kontrata e punes profesorit Kimet Jusufi. Profesor i deshmuar nderkombetarisht. Me 50 punime shkencore ne revista te ndryshme ndërkombëtare te Fizikes ku e ka zbardhur fytyrën gjithë Gostivarit. Profesionist i klasit te pare. Veshtire se mund te gjenden edhe profesor universitar ne Maqedoni me CV me te begatshme shkencore se profesor Kimeti. Nese edhe ketu kerkohet libreza partiake e BDI-se, me te vërtete jemi per mjerim.”, theksoi Asliane Snopçe.