Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa ndërprerje për shkak të shembjeve ka në drejtimin rrugor Prilep – Manastir – Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir i cili po rikahëzohet përmes qytetit, informojnë nga LAMM.

Rekomandon vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – DIbër – Strugë, Demir Kapi – Udovëp, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Nga LAMM informojnë se për shkak të dëmtimit të urës në autostradën A-1 Gradsko – Negotinë afër Stobit në lumin Cërna, aksi i djathtë mbyllet për komunikacion, ndërkaq komunikacioni do të zhvillohet nëpër aksin e majtë të rrugës. Është vendosur sinjalizim adekuat.