Romët janë të anashkaluar në të gjitha sferat si në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale si dhe punësim. Kjo si pasojë e mungesës së dokumenteve për shkak të të cilave nuk mund të kyçen nëpër institucione. Në konferencën për këtë temë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Caorovska, premtoi se kjo problematikë do të jetë prioritet dhe do te ndahen mjete të nevojshme për zgjidhjen e saj.

Birësimi është diçka që nuk e harrojmë sepse nuk mund të ketë punësime, nuk mund të arsimoheni apo nuk mund të kyceni në arsim të mesëm nëse nuk keni ku të jetoni, jetoni në rrugë ose jetoni në kushte shumë të ulta. Pikërisht për këtë tani në buxhetin e Republikës së Maqedonisë të vitit 2018 që është dërguar nga Qeveria deri tek Kuvendi janë paraparë 10 milionë denarë të mjaftueshme për birësim – u shpreh Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve pohuan se kanë punuar mjaft në këtë drejtim dhe besojnë se me projektet që realizojnë dhe me mbikëqyrjen e organizatave ndërkombëtare së shpejti do të merren hapa në përmirësimin e gjendjes së romëve në vend.

Në këtë rrjet kemi arritur mjaftë dhe këtu kemi njerëz nga mediator lokal, përfaqësues, qendra informative rome, kemi organizata rome të profilizuara të cilat punojnë në çështjen e romëve. Besoj se me këtë qasje do të mund të qëndrojmë në mënyrë serioze dhe të përgjigjemi për rrethanat në të cilat ndodhen romët për momentin – tha Ferdi Ismaili, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Sonce”.

Prej aksionit deri te të drejtat e barabarta të romëve ishte motoja e prezantimit të projektit kushtuar romëve “Aksion i përbashkët për verifikim e të drejtave të barabarta të romëve”, projekt i financuar nga Bashkimi Evopian. /Alsat M/