Popullata turke nga komuna e Gostivarit dhe ajo e Vrapçishtit, kanë dalë kundër koalicionit të PDT (Partisë Demokratike Turke) dhe BDI-së.

Siç shkruan portali në gjuhën turke TimeBalkan, nga ky koalicion për turqit e Maqedonisë nu do të del asgjë e hajrit.

“Partia me të cilën kemi bërë koalicion në komunat e Gostivarit dhe të Vrapçishtit, kur ishin në pushtet, nuk e vendosën as flamurin turk para komune, edhe pse numri i turqve në Gostivar dhe Vrapçisht është shumë i madh. Ky koalicion për popullatën turke në Maqedoni, nuk besojmë se do të jetë përhajrë”, thuhet në shkrimin e portalit TimeBalkan.

Ndryshe, PDT sasinë më të madhe të votave e nxjerr nga këto dy komuna, por si duket kryetari i saj Bejxhan Iljaz, pa u konsultuar me anëtarësinë dhe simpatizantët ka vendosur ta lidh këtë koalicion, ndërsa si “shpërblim” i është premtuar pozitë fituese për deputet në Njësin e Gjashtë Zgjedhore.