Tanimë listat me kandidat të mundshëm për deputet ngadalë po finalizohen. Ajo që bëhet më interesate është se BDI në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore pozita fituese u ka rezervuar partive tjera që do garojnë bashkë, por jo edhe kuadrove të veta.

Një rast i tillë është me Degën e BDI-së në Gostivar, ku jashtë pozitave fituese është lënë kreu i kësaj dege në Gostivar Valdet Xhaferi dhe deputetja aktuale Arta Bilalli-Zendeli.

Ahmeti ato i ka zëvendësuar me Ilire Dautin e Selës, Menduh Thaçin e PDSH-së, si dhe Bejxhan Iljaz të PDT-së.

Deri në pozitën e gjashtë, ku gjasat për të fituar mandatin e deputetit, Ahemti nuk ka vendosur për asnjë emër nga gjenerata e re nga Gostivari. Ai do ti prijë vetë listës, ndërsa pas tij do të jetë Talat Xhaferi, për të cilin gostivarasit asnjëherë nuk kanë shprehur simpati.

Se çfarë do të ndodh me Valdet Xhafrin dhe Bilalli-Zendeli, pritet të shihet kur listat të jenë zyrtare. Ndërkohë, këta dy emra nuk pritet të jenë as në pozitën e shtatë apo tetë, pasi ato po rezervohen për partinë e Arjanit Hoxhës dhe partive tjera që do garojnë me BDI-në për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

E njejta gjë po ndodh edhe me BDI-në e Tetovës, ku tanimë ka shpërthyer revolta.

Degët e këtyre dy qyteteve ku shqiptarët marrin më shumë vota, aktualisht nën heshtje po shprehin revoltën e tyre ndaj liderit të partisë. Sipas informacioneve tona, ditëve në vijim kjo revoltë pritet të eskalon.