Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka folur në emër të shtetit të saj në konferencën e donatorëve në Bruksel, e fokusuar në ndihmat dhe donacionet për Shqipërinë e prekur nga tërmeti dhe procesin e rindërtimit.

Brnabiq u shpreh se Serbia ka qenë krah Shqipërisë në momentin e tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor.

Brnabic tha se Serbia do t’i japë Shqipërisë 2 mln euro grante, raportojnë mediat shqiptare.

“Faleminderit, do doja t’ju thoja se Serbia ka ndier keqardhje për tragjedinë që goditi Shqipërinë. Jemi përkrah Shqipërisë. Pas tërmetit ne kemi dërguar 13 ekspertë për të ndihmuar Shqipërinë. Dhoma serbe e tregtisë nisi një fushatë për të mbledhur fonde, barna materiale ndërtimi etj.”

Qeveria vendosi të japë 2 milon euro grante për Shqipërinë. Ju lutem pranojeni këtë grant nga Serbia si shenjë e miqësisë sonë dhe si një angazhim i bashkëpunimit tonë në të ardhmen”, tha kryeministrja serbe.