Zgjerimi i bashkëpunimit mes A-5 vendeve për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për sigurinë e Aleancës është tema e Konferencës së 21-të të shefave të shtatmadhorive (SHSHM) të armatave të vendeve anëtare të SHBA-së Kartës së Adriatikut (A-5), e cila sot do të mbahet në Shkup.
Konferencën do ta hapin shefi i Shtamadhorisë (SHSHM) të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe zëvendëskomandanti i komandës së Armatës së SHBA-së për Evropë gjeneral-nënkoloneli Timoti Rej, ndërsa fjalim para pjesëmarrësve gjatë konferencës do të ketë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov.
Në konferencë, krahas NSHM Veliçkovski si nikoqir, do të marrin pjesë edhe shefat e shtamadhorive të forcave të armatosura të Shqipërisë, gjenerali brigadier Bardhyl Kolçaku, i Bosnjë e Hercegovinës gjeneral-nënkoloneli Anto Jeleç, drejtori i SHM së Kroacisë admirali Robert Hranj dhe NSHM të ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali brigadier Ilija Dakoviq.
Si vëzhgues të konferencës janë, dhe pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues më të të lartë ushtarak nga shtatmadhoritë e Sllovenisë, Serbisë dhe Forcave të armatosura të Kosovës, ndërsa në rolin e mysafirëve komandantët e garave kombëtare nga shtetet aleate të SHBA-së, të cilët janë partnerë të vendeve nga A-5 edhe atë: Vermonti, Minesota, Ajova, Merilend, Ohajo, Kolorado, Nju-Xhersi dhe Mejn.