Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbajë Konferenca e dytë shkencore për ndotjen e ajrit në të cilën do të prezantohen pikëpamjet më të reja me ndotjen e ajrit në mjediset urbane në Maqedoni.

Mbi 50 për qind e popullatës në botë jeton në qytete, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë madje 92 për qind e njerëzve të cilët jetojnë në qytete thithin ajër të ndotur. Në nivel global, ndotja e ajrit është shkak për 36 për qind të rasteve të vdekjes nga kanceri në mushkëri, 34 për qind të rasteve të vdekjes nga infarktet dhe 27 për qind e rasteve të vdekjes prej sëmundjeve të zemrës.

Organizatorë janë shoqatat “Eko vetëdije” dhe “Qyteti i gjelbër” të cilët theksojnë se gjithnjë e më e rëndësishme janë informimi i saktë dhe në kohë i fakteve shkencore rreth ndotjes së ajrit dhe zgjidhjet e mundshme.