Me moton “Një hap para “PËR” NATO dhe BE”, Partia Demokratike Shqiptare vazhdon fushatën informuese dhe takimet me qytetarët, që kanë si qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.

Në bashkëbisedim të drejtëpërdrejt, PDSH, ju shpjegon qytetarëve se cilat janë përfitimet nga antarësimi në strukturat euroatlantike edhe se çfarë konkretisht fitojnë shqiptarët nga ky proces.
PDSH do të vazhdojë që në mënyrë intenzive jo vetëm në takimet informuese me qytetarët, por edhe takimet me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri si edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë të kërkojë përkrahjen e tyre në këtë moment të rëdësishëm.

Në vazhdën e këtij përcaktimi ishte edhe takimi i kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi që para disa ditësh kishte me Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, takimi i djeshëm, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, dhe me ministrin e punëve të jashtme të shtetit shqiptar si dhe takimet e rëndësishme të planifikuara për ditët në vijim.

Shqiptarët kanë qenë gjithnjë të përcaktuar PRO antarësimit në NATO dhe integrimit evropjan dhe se vullneti i shqiptarëve më 30 shtator, do ta vulos orientimin e tyre për në NATO dhe BE! Vetëm ky orientim i shqiptarëve është garancë për të ardhmen e tyre, prandaj, të gjitha strukturat e PDSH-së, shtabi qendror, 28 shtabet e degëve dhe ato të nëndegëve në të gjitha vendbanimet shqiptare do të vazhdojnë takimet e drejtpërdrejta me qytetarët shqiptarë, për të kërkuar një mobilizim sa më serioz për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.