Gjatë kontrollit në dy shtëpi në Demir Kapi është gjetur marihuanë. Nga policia njoftojnë se njëri kontroll është bërë në një shtëpi qytetin e Demir Kapisë, ndërsa tjetri në fshatin Çiflik të këtij qyteti.

“Dje në orën 11:00 gjatë kontrollit në shtëpinë e 29-vjeçarit nga Demir Kapia, janë gjetur dhe konfiskuar disa kuti me materie të gjelbër, me siguri marihuanë”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski.

Një orë më vonë në fshatin Çiflik është kryer kontroll në shtëpinë e 38-vjeçarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marihuanë dhe heroinë.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme arriti të parandalojë futjen në Shkup të 91 kilogramëve heroinë, ku edhe arrestoi tre persona.