Koment nga redaksia
Partitë politike janë duke përgatitur listat finale të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshillave komunale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, dhe tashmë kanë publikuar një pjesë të mire të emrave të kandidatëve të tyre.

Ajo çfar bie në sy dhe vlen të theksohet se nga partia e Ali Ahmetit deri më tani kanë dale me emra të vjetër, që do të kandidojnë përsëri në zgjedhjet lokale, në përjashtim të dy tre emrave të ri edhe atë në komuna të vogla, ku shanset për të fituar janë minimale, ose pa shanse fare, si psh në komunën e Tearcës, Brvenicës dhe Haraçinës.

Ndërkaq në komunat urbane ku BDI garon sërish me figura të vjetra, të cilët kërkojnë mandatin e tretë, respektivisht të katërtin , sikur krijohet përshtypja se BDI-, në këto zgjedhje ndjehet e lodhur dhe me mungesa të theksuara të kudrove të rinj, prandaj kanë vendosur të kandidojnë me këto figura të vjetra , tashmë edhe të harxhuara, ku gjithësecili prej tyre mban mbi supe afera korruptive, mungesë të realizimit të premtimeve, bile edhe më keq , në këtë grup ka edhe nga ata kandidat që nga zgjedhjet e kaluara kanë qenë të humbur dhe të dënuar nga sovrani me vote demokratike, si psh Nevzat Bejta në Gostivar dhe Fatmir Izairi në Zhelinë dhe pë ironi të fatit të njëjtët rikthehen sërish në garë kundër të njëjtëve kundërshtar që edhe pësuan debakël në zgjedhjet e kaluara.

Ndjenja për hakmarrje, Brenda BDI-së nuk është e re për këtë parti, pasi njëjtë vepruan edhe në vitin 2013, kur bashkë me shërbimet e parterit të tyre, VMRO-s, së atëhershme dhe Mijalkovit të famshëm, dhunshëm , duke përdorur mjete edhe të pista ia grabitën fitoren Rufi Osmanit.

Prandaj rikandidimi i së paku këtyre dy kandidatëve të dështuar nga zgjedhjet e kaluara edhe për këto zgjedhje me të drejtë cilësohet si tentativë për hakmarrje.
Megjithatë në shumicën e rasteve hakmarrja nuk prodhon ndonjë përfitim, por shërben vetëm ndjenjë për tu shkaktuar dhimbje të tjerëve, në rastin konkret banorëve të komunës së Gostivarit dhe Zhelinës.

Në fakt, qytetarët e dijnë saktë se jo gjithëherë hakmarrja është sinonim i drejtësisë, por ajo fsheh gjithmonë ndjenja negative, si zemërim dhe urrejtje.
Qëllimi i rikandidimit të këtyre “dy heronjëve“ të Ali Ahmetit , nuk është për të kompenzuar dëmin që paskan shkaktuar Arben Taravari në Gostivar dhe Blerim Sejdiu në Zhelinë, por të lëndojë banorët e këtyre komunave që për katër vite ishin të çliruar nga këta injorant, keqbërës dhe shpërdorues të paras publike që dëshirojnë të rrikthehen sërish.
Si do që të jetë qytetarët e këtij vendi, e në veçanti shqiptarët e këtyre dy komunave, janë aq të vetëdijësuar, dhe për asnjë çast nuk kërkojnë hakmarrje, por përpiqen të minimizojnë veprimet hakmarrëse të një partie dhe të këtyre individëve që për 20 vjet ka mbjellur këtë fare të hakmarrjes.

Ata që kërkojnë hakmarrje janë të përqëndruar tek zemërimi, çka i bën që kjo ndjesi edhe më tej për ti future në një rreth vicioz të shenjuar nga emocionet negative.
Prandaj hakmarrja jo vetëm që dëmton njerëzit, të ardhmen e tyre, po dëmton edhe këta vet, ndjellësit e hakmarrjes dhe kjo vërtetë është një zgjedhje e keqe që vetë qytetarët fuqishëm do ta refuzojnë me 17 tetor. /fol.mk