T.B.(28) nga Shkupi dje ka paraqitur se kontrolluesi i NKP-së e ka goditur me grusht derisa ka qenë në autobusin me numër 15.

Siç informon MPB ngjarja ka ndodhur pasdite në rrugën “Lublanska”. Sipas denoncimit, kontrolluesi i NKP-së i ka kërkuar biletë T.B. dhe prejse e ka kontrolluar, i ka kërkuar sërish të paguajë kartë T.B. ka refuzuar dhe në një moment kontrolluesi me grusht e ka goditur në pjesën e buzëve.

Policia ka përgatitur procesverbal për shkeljen e konstatuar.