Korrupsioni në burgun e Idrizovës është në rritje e sipër. Thuajse për çdo gjë, nevojë të burgosurve ka nevojë për korrupsion.
Drejtoria e burgut ka thënë se me sukses është duke menaxhuar me korrupsionin midis zyrtarëve të burgut, thuan se me kohë janë duke reaguar për ndonjë rast të dyshimtë.
Ka pasur indikacione për raste të caktuar për korrupsion, por ashtu si sqaruan ka drejtime se si të ndërmerren masa me qëllim që ky fenomen të vihet në minimum.
“ Cështja me korrupsionin ne burgje është thuajse e shfrytëzuar mjaft në opinion, por për ne është relevante nëse ka dëshmi. Tani ka indikacione dhe jemi duke i ndërmarr të gjitha masat ligjore që i kemi në dispozicion për ta penguar këtë gjë”, thuan nga burgu.
Në Shutkë momentalisht është duke vuajtur dënimin njëri prej të punësuarve të burgut në Idrizovë, që është i akuzuar për korrupsion.
Me të burgosurit që është folur, kanë thënë se nëse dëshiron që të kesh celular në burg për këtë gjë duhet të paguash 200 euro. Celularët gjithsesi janë të ndaluar në të gjitha burgjet.
Sipas Drejtorisë së burgut, ka pasur një rast të një polici të korruptuar. Ai është vendosur në paraburgim dhe është liruar.
Në burg ka 103 policë që përkujdesen për sigurinë./Almakos/