Një dietë e pasur me fibra vegjetale dhe kos parandalon obezitetin dhe diabetin. Gjithashtu kosi është shumë i mirë për organizmin dhe kosi është i mirë edhe për luftimin e infeksioneve. Përfundimi ka dalë nga një studim finlandez. Studimi tregon se tretësit laktikë nuk veprojnë vetëm te mukoza e zorrëve, siç besohej më parë, por kanë efekte të rëndësishme për të gjithë organizmin.

Rregullojnë ndër të tjera edhe thithjen e energjisë nga ushqimet dhe mund ta pakësojnë atë në 2 përqindje. Sipas një studimi të realizuar nga studiues të Universitetit të Harvardit, konsumi i përditshëm i kosit është lidhur me një rrezik mesatarisht 18 për qind më të ulët nga diabeti i tipit 2.

Ky është një studim që u krye në një grup prej 51.000 meshkujve dhe 238.000 femrave, nga të cilët rreth 15.000 u sëmurën nga diabeti i tipit 2. Studiuesit theksojnë se konsumi i produkteve të tjera të qumështit nuk ishte i lidhur me rrezikun e diabetit të tipit 2. Diabeti i tipit 2, diabet ky i pavarur nga insulina ose diabeti i të rriturve, është një çrregullim metabolik i karakterizuar me nivele të larta të glukozës në gjak në kontekstin e rezistencës së insulinës dhe mangësisë relative të insulinës.