Kosova planifikon t’u ofrojë strehim deri në gjashtë muaj 20 gazetarëve ukrainas që janë detyruar të largohen nga shteti i tyre pas luftës me Rusinë.

Reuters thotë se ka parë një dokument nga Qeveria e Kosovës, ku thuhet se përparësi do t’u jepet gazetareve femra, të cilat do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).

“Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për të paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar atyre të punojnë në distancë”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në vend nën një mision të NATO-s.