Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka shënuar golin e parë në histori të ekipit të femrave të Real Madridit.

Klubi i femrave të Real Madridit nga ky sezon ka filluar garat në elitë, pasi është ribashkuar dhe ka blerë të drejtat e klubit Tacon.
Megjithatë, ‘galaktiket’ nuk e kanë nisur edhe mirë sezonin 2020/21 në Primera Division pasi janë mposhtur thellë 0-4 nga Barcelona në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen e javës së dytë, ekipi i femrave të Los Blancos nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Valencia.

Golashënuesja e parë në histori të klubit të femrave të Realit dhe e vetmja në këtë ndeshje ishte futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani.