Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot është takuar në Bruksel me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në kuadër të një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, përcjell Fol.

Kotzias njoftoi se Greqia është e gatshme të zgjidhë çështjen e emrit dhe se do t’ua bëjë të qartë partnerëve të saj në BE dhe Washington. Sipas tij, çështja e emrit do të mbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018. /Fol/