Patjetër të ketë një kompromis për çështjen e emrit, me qëllim të hapet rruga e Maqedonisë në BE dhe organizatat e tjera që duan të bashkohen, tha Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për gazetën “Etnos”, përcjell Fol.

”Në rastin e IRJM-së, fqinjët tanë besojnë se ata mund të vazhdojnë të bashkohen drejt këtyre organizatave pa marrëveshje me ne, diçka që është e pamundur, ndërsa ndonjëri prej nesh, megjithatë, besonte se politika e jashtme inerte është arma jonë”, ka thënë Kotzias.

Ai theksoi se edhe Athina edhe Shkupi tani e kuptuan se duhet të punojnë në bazë të konsensusit dhe kompromisit. /Fol/