Shkupi dëshiron zgjidhje të lehtë, ndërsa ne zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas, pas këshillit të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel.

“Mendoj që të dy palët dakordohemi se duhet të kërkohet zgjidhje. Shkupi beson se duhet të jetë zgjidhje e lehtë për ato, ne besojmë se duhet të jetë zgjidhje e qëndrueshme dhe do të jetë korrekte”, thotë Kocijas.