Në avionin që po udhëton drejt Portugalisë ku nesër do të zhvillohet ndeshja e futbollit mes Maqedonisë dhe Portugalisë, janë të pranishëm edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, transmeton TV21

Që të dy kanë uruar futbollistët për fitore në ndeshjen e nesërme e cila do të shënonte historinë – për herë të parë kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Mbetet të shihet se në anën e kujt do të jetë fati nesër, pasi Portugalia shihet si një nga ekipet me cilësi të larta.