Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është shprehur decid se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk do të mbahen para afatit që parashihet me ligj dhe Kushtetutë.
“Mbajtja e zgjedhjeve janë të definuara me ligj dhe Kushtetutë. Zgjedhjet presidenciale janë në gjysmën e dytë të marsit, kurse zgjedhjet parlamentare janë në gjysmën e dytë të qershorit. Ne vazhdimisht flasim për sundim të ligjit, për respektim të ligjeve, për sundim të demokracisë… Sundimi i demokracisë dhe respektimi i ligjeve, është mbajtja e zgjedhjeve kur e kanë kohën”, tha Kovaçevski nga Moldavia.