Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se kjo parti nuk do të votojë Qeverinë Hoti dhe asnjë tjetër para zgjedhjeve të ardhshme.

Në emisionin ‘Rubikon’ ai ka thënë se PDK do të qëndrojë në opozitë, aty ku duhet të jetë.

“Nuk e votojmë në asnjë mënyrë qeverinë Hoti, ne jemi konsistent në atë që duhet të jemi në opozitë, dhe do të jemi në opozitë në të vërtetë, nuk ka votë në grupin parlamentar të PDK’së për çfarëdo qeverie ku nuk do të jetë PDK pas zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë se PDK edhe më herët ka theksuar se nuk do ta votojë Qeverinë e re të mundshme si dhe kanë kërkuar zgjedhje pas qetësimit të situatës me pandeminë.