Kremlini deklaroi të hënën se kërkonte që Fox News të kërkojë ndjesë për komentet “e paparanueshme” të një prej prezantuesve të tij për presidentin Vladimir Putin gjatë një interviste me presidentin Donald Trump.

Gazetari i Fox News, Bill O’Reilly iu referua presidentit rus Putin si “vrasës” gjatë intervistës me Trump teksa përpiqej të zbulonte nga presidenti se përse ai respektonte homologun rus.

“Ne i konsiderojmë fjalë të tilla nga televizioni amerikan Fox TV ofenduese dhe të papranueshme, dhe do të preferonim të kishin një kërkesë ndjesë nga kompania,” tha zëdhënësi  Dmitry Peskov në një konferencë shtypi.

Fox News dhe gazetari i saj O’Reilly nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.