Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Shaqir ef. Fetahu që dje është anëtar i Këshillit botëror të bashkësive islame me seli në Abu Dabi në emiratet e Bashkuara Arabe.

Në informacionin e BFI-së se nga Këshilli u është konfirmuar zgjedhja thuhet se Fetahu është zgjedhur anëtar i plotfuqishëm i Këshillit botëror në bazë të punës dhe kontributit të tij në përhapjen dhe zhvillimin e islamit dhe kulturës islame në përgjithësi dhe në mbështetjen e besimtarëve myslimanë. Këshilli botëror i bashkësive myslimane e thekson edhe angazhimin e tij si njeri i parë i Myftinisë së Gostivarit në 18 vitet e kaluara në organizim të jetës fetare, kthimin e pronave të vakëfit dhe krijimin e kushteve të reja dhe institucioneve për organizimin më të mirë të jetës fetare.

Fetahu, veprimtarinë fetare e fillon në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, më pas ka qenë imam, mualim, mësues në medresenë “Isa Beu”, anëtar i Këshillit themelues të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, drejtues i trupave të BFI-së dhe Rijasetit. Ai është nismëtar edhe për formimin e shkollës fetare për vajzat në Gostivar, ndërsa shquhet edhe si interpretues dhe lexues i shkëlqyer i Kuranit. Ka qenë pjesëmarrës në më shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Si autor dhe publicist i ka publikuar gjashtë libra dhe mbi 300 shkrime të publikuara në vend dhe jashtë vendit. Fetai është fitues i më shumë mirënjohjeve dhe dekorimeve nga institucione ndërkombëtare dhe shtetërore.