Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot mësohet se do ta mbledh kryesinë e partisë së tij.

Kjo mbledhje do të jetë e treta me radhë dhe do të fillojë prej orës 16:30, sipas gazetës Express.

Një pikë e rendit të ditës do të përmbajë edhe informimin e anëtarëve të kryesisë për procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për presidenten Vjosa Osmani.
Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e kësaj partie është formimi i grupeve vlerësuese për degë të saj.
Po ashtu, LDK do të diskutojë edhe rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu edhe për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Kjo mbledhje do të mbahet në seli të partisë.