Deri në Pa Censurë banorët e Shipkovicës, kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi dy vilat të cilat po ndërtohen nga shtetas kroat, në vendin e quajtur “Xhibre Skenderit” ose vendi i njohur ndryshe si “Jellak”.

Një nga banorët e Shipkovicës, A.S i indinjuar tha: “Këtë vend na e kanë lënë të parët tanë, tani vinë shtetas të huaj dhe e përvetësojnë, këtë s’do ta lejojmë”

Shipkovicasit janë bërë bashkë dhe kanë dërguar kërkesë edhe në policinë e Tetovës, ku kanë kërkuar që të merr masa për shtëpitë e vikendit të cilat po ndërtohen në tokën e tyre.

Teksa për Pa Censurë nga komuna e Tetovës për ndërtimin e vilave në atë hapësirë thanë: “Ajo pjesë është zonë e pa parashikuar për ndërtim.
Meqenese është e tillë urbanizmi nuk mund të jep leje. Kjo do të thotë se gjitheçka çfarë ndërtohet është pa leje”

Në rrjetin social facebook, janë paralajmëruar reagime të vetë qytetarëve në qoftë se komuna dhe policia nuk i largojnë nga toka e tyre./Pa Censurë