Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka shkua me biçikletë deri të pallati mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë.

Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën para pallatit dhe duke e lidhur, në mënyrë që mos t’ia vjedhë askush.

Fotografitë e Ruttes zgjuan një interesim tejet të madh në rrjetet sociale.

Shumë persona, të cilët shikuan fotografitë, ishin të habitur me faktin se kryeministri i një shteti lëviz me biçikletë, e jo me ndonjë automjet luksoz.

Të tjerët bënë komente qesharake, me disa të cilët komentuan fotografinë në të cilën Rutte shihet duke lidhur biçikletën.

Marrëveshja për formimin e Qeverisë së Holandës u arrit 208 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.