Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të jetë në rrezik nëse vazhdon ta lë jashtë Ballkanin Perëndimor.

Gjatë Samitit në Trieste, ai ka thënë se BE duhet ta mbajë derën e hapur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e këtij të fundit përfundimisht duhet t’i bashkohen BE-së sepse janë të rrezikuara nga rritja e ndikimit rus dhe fuqive të tjera botërore.

Gentiloni ka theksuar se vendi i tij dhe Gjermania si partnerë më të mëdhenj tregtar të rajonit, nuk duhet lejuar të tjerët të mbushin boshllëkun që do të krijohet në qoftë se BE-ja do të mbajë dyert e mbyllura për anëtarët e rinj, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht që ka forca të tjera rajonale dhe globale që janë shumë të interesua në ndikimin në rajon”.