Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, do të kryejë përkohësisht detyrat e tij.

Mishustin njoftoi se ishte i infektuar me coronavirus gjatë një telefonate me Presidentin rus, Vladimir Putin. Megjithëse ende nuk është e qartë se si është gjendja e tij, një agjenci lajmesh raportoi se kishte temperaturë të ngritur prej 39 gradë.

“I dashur Vladimir Vladimirovich, sapo kam zbuluar se testet që dhashë për coronavirus janë pozitive. Në përputhje me rrethanat … Do të shkoj në izolim, duke përmbushur urdhërat e mjekëve të mi. Kjo është e nevojshme të bëhet për të mbrojtur kolegët e mi”, raportoi Mishustin para Putin gjatë një telefonate.

Ndryshe kryeminstri i tanishëm i Rusisë u emërua në detyrë në janar të këtij viti.