Kryeministri turk Binali Yildirim ka paralajmëruar opozitën se thirrja e protestave pas rezultateve të referendumit është e papranueshme. Associated Press citon kreun e qeverisë të jetë shprehur se opozita ka të drejtën të depozitojë ankesat e veta për referendumin që i dha presidentit Erdogan kompetenca të reja duke ndryshuar në thelb strukturën e shtetit. Sipas Yildirim shtegu për kërkimin e të drejtave duhet të kufizohet në ankesat ligjore duke eliminuar kështu një të drejtë si ajo e protestës. Referendumi prodhoi një rezultta të ngushtë dhe ç’është më domethënëse Erdogan u refuzua në qytetet kryesore, aty ku edhe kanë nisur protestat.