Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një postim të tij të fundit në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se qeveria në vazhdimësi punojnë në përmirësimin e politikave ekonomike për rritjen e konkurrencës së sektorit të biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, përcjell Zhurnal.mk

“Qeveria në seancën e 41-të e miratoi Programin për reforma ekonomike 2021-2023 e cila si obligim është pjesë e reformave konform procesit eurointegrues. Ky dokument strategjik është pjesë e rëndësishme e procesit paraqasës drejt BE-së”, ka shkruar Zaevi.

Kryeministri Zaev ka theksuar se Programi për reforma ekonomike përmban: projeksione makroekonomike, plan për Buxhetin për tre vitet e ardhshme, reforma strukturore që ndikojnë në rritjen ekonomike.

“Zbatimi i këtyre reformave është përcaktim strategjik dhe prioritet për lëvizjen e ekonomisë dhe rritje të përshpejtuar. Më shumë për vendimet e seancës: vlada.mk/node/24015, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev.