Kreu i Kishës Ortodokse në Maqedoni, kryepeshkopi Stefan me rastin e festës së Pashkëve, të gjithë qytetarëve që festojnë ju ka dërguar mesazh urimi. Ai ju bën thirrje qytetarëve të kthejnë dashurinë dhe paqen dhe të largojnë urrejtjen dhe xhelozinë.

“Fatkeqësisht në këtë kohë ka shumë keqkuptime, përplasje dhe vuajtje. E mira, dashuria dhe e vërteta janë shtypur nga e keqja dhe urrejtja. Është koha që njerëzit të kthehen tek Zoti. Rrugë e cila është e vetme dhe e vërtetë. Populli jonë e di se pa Zotin dhe kishën nuk mundet”, thuhet në letrën e urimit të kryepeshkopit.